Gazetari i njohur, Fatos Mahmutaj, u plagos në dorë gjatë protestës së 21 Janarit. Teksa kujton ngjarjet e asaj dite ku mbetën të vrarë katër persona, ai shprehet për emisionin “Shqipëria Live” se nuk beson se do të ketë drejtësi për këtë çështje.
“Është e njëjta situatë që një javë pas ngjarjes mund të themi. Ka ngelur e njëjta problematikë, kemi disa vrasës të pandëshkuar. Ngaqë ka mbetur e njëjta situatë, nuk është se shpresoj diçka dhe nuk mendoj se do të zgjidhet ndonjë gjë. Mendoj se çdo 21 janar do të mbetet një homazh dhe nuk do të ketë asnjëherë drejtësi.
Kam patur rreth 12 vjet eksperiencë në gazetari në lidhje me drejtësinë, dhe kjo lloj drejtësie bën një lojë ping pongu nga një institucion në tjetrin. Për hetimin e një çështje penale ka afate kohore, provat janë publike në këtë rast. Por unë shoh vetëm pasime dhe asgjë konkrete”, tha gazetari i njohur.
Më pas Mahmutaj tha se përgjegjës për këtë ngjarje nuk është shteti shqiptar, as garda e republikës, por Sali Berisha.