Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë tri ditë më parë, do t’i nënshtrohet nesër një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali.

Lajmin e bëri të ditur Grida Duma në emisionin “Topin e kam unë”, gjatë një diskutimi me të rinjtë mbi protestat e dhunshme.

Sipas saj, operacioni është planifikuar të nisë në orën 08:30, në spitalin Gemelli në Romë, ku është trajtuar edhe Papa Leone.

Ndërkohë, para ndërhyrjes kirurgjikale, Vishkulli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një mesazh besimi dhe shprese.

“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, shkruan ai, ndërsa në fotografinë e publikuar shfaqet duke bërë shqiponjën dykrenare me duar.