Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre ditëve më parë, ka reaguar pas operacionit të kryer në Itali.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli shkruan: “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, ndërsa me duar bënte shqiponjën dykrenare.
Ndërkohë, dy prokurorë kanë nisur me iniciativën e tyre hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ku dyshohen oficerë të Policisë së Shtetit, pas konfliktit gjatë të cilit u plagos 28-vjeçari.
Në kuadër të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar, mes tyre edhe ajo e 28-vjeçarit.

