Efektivi i Policisë së Shtetit, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes së ndodhur në Maliq, ka kaluar rrezikun për jetën.

36-vjeçari ndodhet i shtruar në pavionin e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Burime mjekësore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, ndërsa do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve deri në rehabilitimin e plotë.

Efektivi u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pas plagosjes së pësuar në ngjarjen e rëndë në Maliq. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mjekët kanë konfirmuar se aktualisht Edison Adri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet procedurave të nevojshme për rikuperimin e tij.