Vendi u trondit sot nga një atentat që ndodhi pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagosu Muçi Shaljani (Sheqeri).

Ky i fundit nuk ishte emër i panjohur, pasi në vitin 2011 së bashku me vëllain është konfliktuar fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste në atë kohë, Sajmir Tahiri. 42-vjeçari, sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), u përplas me Tahirin 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë të Forumit Rinor të opozitës.

Në atë kohë, 28-vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të shkonte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani. Po atë ditë, Tahiri i është prezantuar të riut se ai ishte deputet, por Sheqeri nuk e ka marrë parasysh këtë dhe është përgjigjur duke i thënë: “e kujt i ha.. se ti je deputet”.