Detaje të reja kanë dalë nga plagosja pasditen e sotme në Orikum. Mësohet se 29-vjeçari Sildi Velaj, është qëlluar nga Qerim Bello mbi 10 herë, por e kanë kapur vetëm 2 plumba.

Plumbat që e kanë kapur kanë qenë në zonën e shpatullës dhe të kofshës. Ndërkohë që pas ndërhyrjes në spitalin e Vlorës, Velaj është dërguar me urgjencë në Tiranë për mjekim më të specializuar.