Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Taulant Balla.
Balla shprehet se do e kujtojnë gjithmonë udhëheqësin e parë të Partisë Socialiste, i icli kountriboi për 14 vite duke modernizuar Shqipërinë, nëpërmjet modernizimit të PS. Më tej Balla falenderon Nanon që i dha mundësinë të mësonte nga ai.
“Sot e humbëm Kryetarin Nano! Do ta kujtojmë gjithmonë udhëheqësin e parë të Partisë Socialiste Fatos Nano për kontributin vendimtar në 14 vite me radhë kur Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment nga graviteti i interesit kombëtar, çka u skalit si një vijë sjelljeje e palëkundur e partisë sonë, duke e bërë unikale mes partive politike në Shqipëri. Fatos Nano modernizoi Shqipërinë, duke modernizuar partinë. Faleminderit për mundësinë që më dhe të mësoj shumë prej teje. U prehsh në paqe shef!“- shkruan Balla.




