Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku humbën jetën një çift bashkëshortësh, Petrit dhe Elona Florini. Pas ngjarjes tragjike ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin edhe kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
Gjithashtu mësohet se ai është edhe i afërmi i dy viktimave të aksidentit të rëndë. Vetë Ndreu e ka konfirmuar këtë nëpërmjet postimit me fjalë të ndjera për djalin e tezes dhe bashkëshorten e këtij të fundit.
“Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshorten Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë! Një ngjarje tronditëse për të gjithe ne! U prehshi në paqe Petrit dhe Elona!”, shkruan Pjerin Ndreu postimin e tij në Facebook
