Flamur Noka ka qenë ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje për protestën e 8 Janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pasi ka dalë, jashtë ambienteve të Prokurorsisë Noka ka folur edhe për mediat gjithashtu.

Bëhet me dije se ai ka kërkuar nëpërmjet mediave që Prokuroria të nis hetimet për Spartak Brahon, teksa e konsideron ‘zjarrvënës’ dhe Sokol Bizhgën që sipas tij ka ushtruar dhunë.

Sipas tij as dhuna e bandave dhe as Prokuroria nuk e ndalon dot vullnetin e demokratëve.

“Isha i thirrur në prokoruri për një protestë legjitime dhe më paqësorja ndonjëherë.Për cilësinë që thirrem pyesni udhëruesin Ramën e me radhës. I bëra thirrje Prokrurosë për mashtrimin që pengu u ka bërë shqiptarëve dhe ndërkombëtare duke sajuar numra të gënjeshtërt për gjasme 5004 delegatë. Ka falsifikuar emrat. Në 5004 emra ka dhe të vdekur dhe persona që sekzistojnë farë. I bëra thirrje të hetojnë dhunën barbare të ushtruar ngap olicia ndaj demokratëve në shtëpinë e tyre. Të hetojnë një zjarrvënës si Spartak Braho që inskenon lajme e trille. Të hetojnë dhe Sokol Bizhga që ushtroi dhunë. As Prokuroria, as dhuna e bandave nuk e ndalojnë vullnetin e demokratëve.”- tha Flamur Noka./Gazeta Shqip