Detaje të reja janë zbardhen nga ngjarja e ndodhur këtë pasdite në Berat.
Kujtojmë se Xhuljano Goga, 27 vjeç, është plagosur me armë zjarri sapo ka dalë nga banesa e tij. Ai ka mbërritur vetë në spital, ku më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por gjendja e tij paraqitet kritike.
Ndërkohë kujtojmë se vetë i riu nuk ka pranuar të jap asnjë dëshmi për çfarë ka ndodhur.
Policia ka konfiskuar kamerat e sigurisë së bizneseve e banesave përgjatë rrugës, për të identifikuar autorin e ngjarjes, ndërkohë që i riu është transportuar në gjendje kritike për jetën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.