Një person është paraqitur i plagosur me armë mesditën e sotme në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Sipas burimeve nga spitali, i plagosuri, Daniel Pikuli  ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Shkak dyshohet të ketë qenë një konflikt çasti mosmarrëveshje dhe konflikti duke degraduar deri në përdorimin e armës.

Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.