Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e rëndë e ndodhur në Greqi, ku një shqiptar dyshohet se u vra nga shtetasi grek që e kishte punësuar.

Mediat greke bëjnë me dije se 42-vjeçari ka marrë një plagë në kokë të shkaktuar nga armë zjarri, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur nga autoritetet. Ka qenë bashkëkombësi i tij, në banesën e të cilit po qëndronte, ai që e ka gjetur trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Po ashtu, dyshohet se shqiptari, i cili punonte në stallën në fjalë, ka pasur një zënkë e pronarin e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa pritet edhe ekspertiza e mjekut ligjor nga Korinthi. Deri më tani, rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet greke po hetojnë në disa pista.