Një protestues u godit nga Policia në kokë nga bombat e gazit lotsjellës gjatë tubimit të Partisë Demokratike.

Deputeti Luçiano Boçi, ka deklaruar se i riu ka përfunduar te Spitali i Traumës, pasi ka pësuar dëmtime të shumta.

Sipas tij i riu kishte gjakderdje nga hundët dhe humbje të shikimit si pasojë e goditjes.

“Nuk jam i shqetësuar për gjendjen time më shumë se jam për gjendjen e një të riu që është goditur pas koke nga bombat e gazit lotsjellës. E shoqërova dhe atë në spital. Tani urgjenca e ka çuar te Trauma. Kishte gjakderdhje nga hundët, humbje të shikimit. Do shkoj dhe do interesohem për lëvizjen e të riut”, tha Boçi.