Ditën e sotme do të zhvillohen homazhet në ndër të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi.
Homazhet do të nisin në orën 09:00 dhe pritet të përfundojnë në orën 11:00. Figura e Astrit Kalasë do të nderohet nga figura shtetërore, kolegë, miq e familjarë, të cilët do t’i japin sot lamtumirën e fundit.
Kujtojmë se gjyqtari Kalaja u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi, xhaxhai i të cilit, Gjon Shkambi ishte palë në gjyqin që po zhvillohej për një çështje pronash.
Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë e tretë në këtë çështje.