Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka treguar rreth gjendjes shëndetësore të prtestuesve të “Shqipëria Bëhet” mbrëmjen e djeshme pas një incidenti.

Sipas njoftimit 5 persona u paraqitën në spitalin e Traumës pas lëndimeve nga një bombol gazi.

Adriatik Lapaj, themeluesi ndodhet jashtë rreziku por ende në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu bëhet me dije se dhe dy protestues janë në gjendje më të mirë pas mjekimit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Mirëmëngjes! Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve.

Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor.

Gjithashtu,  për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambjentet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.