Një 75-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një terren të thepisur malor në zonën e Shalës, në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 13:30, shtetasi me inicialet P. B., banues në Shkodër, ka pësuar dëmtime fizike si pasojë e rrëzimit.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të moshuarit.

Ndërkohë, në vendngjarje po shkon edhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, do të kryejë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.