Avokati Saimir Vishaj ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Ai pati një incident të rëndë dy ditë më parë. Mësohet se ai u rrëzua nga shkallët.
Dje gjëndja e Vishajt ishte përkeqësuar ndjeshëm dhe ishte futur në intubim.
Vishaj ndodhej te Spitali i Traumës në reanimacion
Avokati vetëm pak muaj më parë, lajmëroi se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, e cila për pak i mori jetën.
