Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nxjerrë në tregun imobilar, pasuritë e Aurel Hoxhës, autorit që dyshohet se ka paguar për të vrarë Klevis Lleshin në Burrel.
Vendimi është marrë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, e cila përmes një njoftimi në platformën sociale Facebook, ka publikuar edhe listën me pronat e Aurel Hoxhës që lëshohen me qira.
Njoftimi i AAPSK:
Jepet me qira njësi shërbimi në Tiranë.
Gjendja: E investuar totalisht. Adresa:Rruga Myslym Shyri, Tiranë. Çmimi duke filluar nga: 380,000 Lekë/muaj
Pasuria është nën administrim shtetëror. Të gjithë të interesuarit duhet të ndjekin procedurën zyrtare të aplikimit:
- Shfaqja e interesit bëhet përmes plotësimit të formularit përkatës.
- Formulari duhet të dorëzohet fizikisht ose me Postë në adresën zyrtare të institucionit.
Linkun për të shkarkuar formularin e aplikimit do ta gjeni në bio të profilit tonë në Instagram.