Kryebashkiaku Erion Veliaj, foli në një intervistë për “Top Channel” për eksperiencën e tij pas infektimit nga Covid-19.
Ai tha se pati mungesë shijimi dhe nuhatje, si dhe për disa ditë turbullira në shikim.
“Nuk shijoja, as nuhatja, madje disa ditë kisha turbullira në shikim. Megjithatë kamë shpenzuar kohë duke menduar, duke ndenjur në shtëpi, duke lexuar dhe reflektuar për jetën dhe për punët që na rrethojnë,” tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë Tiranë u “ngacmua” nga gazetari Muhamed Veliu lidhur me nxirjen e tij.
“Kam ndenjur në ballkon duke lexuar, ky është efekti që të jep të qëndrosh në diell,” u përgjigj kryebashkiaku.
Veliaj ishte infektuar në takimet familjare, teksa ka zbuluar se ka qenë fillimisht djali i tij, Kajan që kishte shfaqur i pasi simptomat, më pas bashkëshortja dhe ai.