Monika Lubonja ka reaguar publikisht pas publikimit në rrjet të videove intime ku shfaqet me kompozitorin Adrian Hila.

Përmes një postimi në Instagram, aktorja ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, duke depozituar një denoncim për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private.

Lubonja deklaron se nuk ka pasur dijeni për regjistrimin e materialeve dhe se nuk ka dhënë pëlqimin për realizimin apo publikimin e tyre.

Në reagimin e saj, ajo thekson se publikimi i pamjeve nuk e bën të ndihet e turpëruar për marrëdhënien apo ndjenjat e saj, duke mbrojtur qëndrimin se dashuria që ka dhënë nuk është diçka për të cilën duhet të ketë turp.

Denoncimi i saj pritet të jetë pjesë e procedurave që do të ndjekin autoritetet për të zbardhur rrethanat e regjistrimit dhe publikimit të materialeve intime.

“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.

Kerkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.

Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhenë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.

Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.

Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu
të pabesë.

I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund.

Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time!
Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e
vërteta do flasë.
Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj”, shkruan Monika Lubonja.