Burimet në PD të gazetares së Top Channel, Elda Menga bëjnë me dije se ish prokurori Arjan Ndoja do të jetë pjesë e primareve që do mbahen më 1 mars.

Sipas informacioneve, ai synon të kandidojë në qarkun e Durrësit.

Kujtojmë se Ndoja u shkarkua nga Vetingu për kontakte me emra të krimit, ndërsa i shpëtoi atentatit 6 vite më parë në autostradën Tiranë-Durrës.//TCH