Ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë, Erjon Dani, është vetëdorëzuar në policinë e Himarës pasi mësoi nga mediat se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga SPAK.
Dani akuzohet për veprat penale “ndikim i paligjshëm” dhe “shpërdorim i detyrës”, të kryera gjatë kohës që ishte pjesë e policisë së shtetit.
SPAK ndërmori sot një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Si rezultat, u arrestuan 8 persona, mes tyre edhe Dani, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimi u bë i mundur pas zbërthimit të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC.
