Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të qëllonin me molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë. Policia iu përgjigje me autobota me ujë, duke i shpërndarë dhe duke shuar zjarrin që u ndez në disa pjesë të godinës. Menjëherë pas kësaj, ata braktisën Kryeministrinë dhe u nisën përpara Kuvendit.
Kjo është protesta e tretë kombëtare nga opozita, e cila kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut, pas korrupsionit të bërë publike edhe nga dosja e zv.kryeministres.




