Mereme Sela,ka reaguar pas skualifikimit të saj nga gara për kreun e Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Sela ka shkruar se njoftimin për skualifikimin e saj e ka marrë nga mediat, teksa e konsideron të papranueshme. Ajo shton se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe do të paraqesë ankesë zyrtare për skualifikimin nga gara e PD-së.
“Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, çka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar. Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi është profesori Berisha.
Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqes ankesën time zyrtare. Megjithatë, bazuar në përvojat e mëparshme, nuk pres një reagim apo përgjigje serioze nga Partia Demokratike, pasi kjo ka qenë një praktikë e përsëritur ndër vite. Kjo mënyrë veprimi është një ndër arsyet kryesore pse Partia Demokratike ndodhet në këtë situatë sot. Duke iu falenderuar per mbeshtetjen!”-, ka reaguar ajo.
