Aktivisti Edison Lika i cili u shoqërua nga policia gjatë protestës së ditës së sotme është liruar pas katër orë shoqërimi në komisariat. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lika shkruan se është më i fortë dhe më i motivuar.

Ai ftoi qytetarët të bashkohen në protestën, e cila do të mbahet për pak minuta para Kryeministrisë.

“Më i fortë, më i motivuar dhe sigurisht më i buzëqeshur se kur hyra. Bashkohemi në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” dhe këndojmë “Raaaamaaa Jeeepee Dorëheqjeeen!”, shkruan ai.