Me dhimbje dhe trishtim të thellë, qyteti i Durrësit i dha sot lamtumirën e fundit 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën pas një goditjeje fatale me thikë në zemër.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth dhjetë ditë më parë në Shkozet, ku i mituri u sulmua dhe u plagos rëndë nga një bashkëmoshatar. Hetimet paraprake tregojnë se konflikti dyshohet të ketë nisur pas një mosmarrëveshjeje në rrjetet sociale.
Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra banorë, të tronditur nga humbja e parakohshme e një jete kaq të re. Tragjedia ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes dhunën mes të rinjve dhe pasojat e saj dramatike.
