Një protestë e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimit të naftës në Shqipëri ka rezultuar me pjesëmarrje shumë të ulët, duke dështuar në mobilizimin e qytetarëve.

Thirrja vinte në reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve në vend, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Në shesh ishin të pranishëm më pak se 10 persona, duke e bërë protestën thuajse inekzistente.

Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri ka ardhur pas nisjes së luftimeve mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, zhvillime që kanë ndikuar në tregjet ndërkombëtare të energjisë.