Kreu i PD-së Sali Berisha ka qëndruar për dy orë në SPAK, ku është pyetur lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, një nga ngjarjet më dramatike të historisë së pas 1991 në Shqipëri. Pas daljes nga SPAK, Berisha bëri disa deklarata të forta, duke ngatërruar dy herë datën e ngjarjes, duke thënë se krimi shtetëror ndodhi më 11 janar dhe jo më 21 janar.

Ai vazhdoi me akuza të forta kundër SPAK dhe prokurorit të Posaçëm, Altin Dumanit, duke e akuzuar atë për lidhje të paligjshme me disa individë të dyshuar dhe për manipulim të procedurave hetimore. “Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe rideklaruar se më 11 janar, PS kishte axhendën dhune, ku janë ata mbështetësit e saj, nuk janë këtu. Kishte axhendë dhune,” tha Berisha, duke shtuar se kjo deklaratë ishte një arsye që e kishte bërë atë të mos thirrej për pyetje lidhur me ngjarjen.

“Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe rideklaruar se më 11 janar, PS kishte axhendën dhune, ku janë ata mbështetësit e saj, nuk janë këtu. Kishte axhendë dhune. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për tu pyetur për një ngjarje dramatike që i kushtoi jetën 4 proteuseve, plagosjen 120 policëve. Dëshminë time do gjeni ato që kam thënë. Nëse këta që ishin aty zhvilluan procedurë me ligjin de rregullat, kjo s’mund të thuhet për Dumanin, që po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. I shkoi dhe në Manzë. Ai hesht por unë s’do hesht. Thirrja për të dëshmuar është procedurë normale, por jo publike. Të thërret pyet shkon, kurse Troplini pa marrë un njoftimin ia shpërndau mediave në një akt të shëmtuar duke dëshmuar se institucioni i tij është banal propagande PS”, tha Berisha.