Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi në SPAK për rreth 5 orë, ndërsa në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka bërë një sqarim lidhur me atë që ka ndodhur.
Veliaj e konsideroi një kurth të sajuar vajtjen e tij në SPAK, ndërsa tha se ishte denoncuar në mënyrë anonime nga qytetari Nesti Angoni, i cili nuk ekzsiton. Në këtë kuadër, Veliaj tha se ky ishte një kurth i sajuar, një kurth anonimësh, nga ata që kanë mentalitetin dhe kulturën linçuese.
“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar Nesti Angoni, një personazh që nuk ekziston për të na kthyer mallin e letrave anonime. Disa njerëz që nuk na mundin dot në betejë dhe në zgjedhje, kanë zanatin e letrave anonime. Të gjithë e dinë se kë përfaqëson ky emër, cfarë mentaliteti përfaqëson.
Ky stil megjithatë dhe duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe mund të verifikojë se është kurth i sajuar.
Kam qenë bashkëpunues. Do të ishte shume shqetësuese që edhe për kurthe kryetari nuk paraqitet.”- tha Veliaj.