Erion Veliaj, përmes avokatit të tij Plarent Ndreca, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar informacion dhe dokumentacion të plotë mbi transferimin e kryebashkiakut të Tiranës nga IEVP Durrës në IEVP Fier, më 28 tetor 2026.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, bën me dije se në Veliaj kërkon vënien në dispozicion të urdhrit të transferimit, arsyetimit ligjor, komunikimeve mes institucioneve dhe dokumenteve që provojnë njoftimin e Veliajt, duke kërkuar trajtim urgjent të çështjes.

Sipas kërkesës, dokumentacioni është i nevojshëm për të verifikuar ligjshmërinë e transferimit dhe për të mundësuar ushtrimin efektiv të së drejtës së ankimit.

Top Channel