Nexhmie Haradini u qëllua për vdekje me armë zjarri dy ditë më parë nga ish-pronari i furrës së bukës në Stanoc të Vushtrrisë, i cili më pas vrau dhe veten.
Kunati i saj ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” lidhur me ngjarjen e rëndë, ku tha se Nexhmia kishte punuar 8 vite në biznesin e ish-pronarit por ai e kishte larguar 3 herë nga puna.
Ai ka treguar më tej se i vëllai ka treguar se ish-pronari e kishte kërcënuar Nexhmien vazhdimisht. Dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë xhelozia, se pse 40-vjeçarja kishte shkuar të punonte diku tjetër.
“Ka punuar 8 vite aty, por e largoi 3 herë nga puna. Herën e katër nuk pranoi të kthehej më në punë, ky e bëri për xhelozi se punonte në një gjelltore tjetër. Lajmin e mora vesh pasi erdha nga puna, zbrita tek rruga dhe pashë shumë njerëz. Vrapova dhe më thanë “një grua është vrarë”, nuk e dija kush ishte, Kur më tha komshia më pas. Vëllai na ka treguar se e kishte kërcënuar, kanë menduar se e kishte vetëm nga nervozizmi. Ishalla rasti i fundit, por këto raste nuk ndalen. Të gjithë kanë motra (qan), më dhimbsen kur i shoh femrat, vajzat, gratë, mundohen të punojnë, të ndihmojnë burrin dhe shtëpinë, në fund e pësojnë më së keqi, vetëm femrat nga njerëzit e ligë”, u shpreh ai.
