Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u raportua këtë pasdite në Laç, ku u vra me armë zjarri 67-vjeçari Dodë Mali.

67-vjeçari u ekzekutua pranë banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar, ndërkohë paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt pronësie. Nga ana tjetër, një pistë e mundshme është dhen jë konflikt i vjetër i djalit të viktimës.

Enrik Mamli ka vrarë me armë zjarri në vitin 2015 Naim Tafën në qendër të Mamurrasit dhe ka plagosur 3 të tjerë. Shkak për këtë vrasje ka qenë një borxh 250 mijë eurosh, që Tafa ia kishte borxh Mamlit.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Në  rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin,  shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.