Personi që shihni në foto është Aranit Kurti, një nga të rinjtë që mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz.
23-vjeçari ka qenë i ulur në tavolinë me Daniel Pepën, i cili i ka kërkuar kafe kamerierit, por ai nuk ia ka bërë për shkak se ekspresi ka qenë i fikur.
Pas sherrit, personi që ishte në tavolinë me kamerierin, Florian Paluçi ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Aranit Kurtit duke e lënë të vdekur. Më pas, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Pepa pas ngjarjes është larguar nga lokali dhe është në kërkim nga policia.