Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Shqipëria Live në Top Channel, Semiljana Azizi, miku i Armando Palit, viktimës së mbetur dje në Shkodër, dha më shumë detaje mbi atentatin që tronditi qytetin.
Miku i tij shprehet se takimi i tyre ka qenë rastësor, pasi kafja është pranë Bashkisë ku punonte më parë Pali, ndërsa shënjestra Erogen Vaso jetonte në katin sipër lokalit.
“E njoh prej 20 vitesh, ka qenë njeri shumë i mirë, i afrueshëm. Ai ishte një mik i vërtetë. Lajmin e mora vesh në lajme, në fillim thanë që i plagosur, pastaj që vdiq. Është e vështirë të dëgjosh për një mik që pi kafe çdo ditë dhe që është vrarë. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër për partinë e djathtë. Me Oregon Vason janë njohur nga Këshilli Bashkiak, nuk kishin shoqëri të përhershme, por njiheshin, përshëndeteshin dhe rrinin herë pas here.
Armando duke qenë i punësuar në Bashki, ka shkuar të pijë kafe aty ku ulen të gjithë. Shënjestra e ka shtëpinë te kati lart.
Takimi i tyre në lokal ka qenë rastësor, por janë njohur, ulen e pijnë një kafe. Armado Pali është njeri i qetë, me familje të qetë, ka qenë aktiv me jetën e qytetit. Njeri shumë i mirë, me edukatë, nuk e ka merituar këtë fund. Në Shkodër, del në mëngjes e nuk e di a kthehesh në darkë.
Familjarët e Armandos janë në dhimbje, dhe një familje e këtij niveli nuk besoj se do ndërmarrë hapa të gabuar. Armando ishte i divorcuar, ka një vajzë,”.