Nw lidhje me vrasjen trajgike të turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes nga Sokrat Vata nw Ksamil, ka shkruar edhe gazeta franceze “Leparisien”, e cila raporton se ai kishte mbërritur në jug të Shqipërisë më 16 gusht së bashku me tetë miq francezë.
Fillimisht grupi kishte planifikuar të udhëtonte drejt Spanjës në kuadër të një programi social, por për shkak të vonesave administrative vendosën të kalonin disa ditë pushimesh në rivierën shqiptare. Media shpegon menyrën se si ndodhi konflikti referuar raportimeve nga mediat shqiptare, ndërsa thekson se trupi i 20-vjeçarit u gjet mbi një shezlong në plazhin e lokalit fqinj “Paradise”, ku dyshohet se ishte zhvendosur konflikti.
Luis Miguel Varela Mendes kishte mbërritur në Nicë në moshën 11-vjeçare. Ai ishte i njohur në komunitetin ku jetonte dhe konsiderohej një person që ndihmonte në zgjidhjen e konflikteve mes të rinjve. Pas vdekjes së tij, familjarët dhe miqtë kanë hapur një fond online për të mbledhur fonde për riatdhesimin e trupit nga Shqipëria drejt Portugalisë, si dhe për të mbuluar shpenzimet ligjore gjatë procesit gjyqësor në Shqipëri. Deri të shtunën ishin mbledhur më shumë se 8.200 euro nga mbi 300 kontribuues
“Artikulli i plotë nga “Leparisien“:
Ai ishte vetëm 20 vjeç, me gjithë jetën përpara. Luis Miguel Varela Mendes, një i ri me origjinë nga Kepi i Gjelbër, që jetonte prej rreth 10 vitesh në Nicë të Francës me familjen e tij, u vra në Shqipëri gjatë natës mes 17 dhe 18 gushtit.
Sipas mediave shqiptare dhe franceze, ai kishte mbërritur në jug të Shqipërisë më 16 gusht së bashku me tetë miq francezë. Fillimisht grupi kishte planifikuar të udhëtonte drejt Spanjës në kuadër të një programi social, por për shkak të vonesave administrative vendosën të kalonin disa ditë pushimesh në rivierën shqiptare.
Një ditë pas mbërritjes, Luis, i njohur me nofkën “Milton”, dhe miqtë e tij shkuan në klubin “Principotes” në Ksamil, ku mbrëmja po organizohej me muzikë nga DJ francezë. Pas disa orësh festë, rreth orës 05:15 të mëngjesit, të rinjtë u larguan nga lokali.
Sipas dëshmive të miqve të viktimës dhe burimeve policore, tre shtetas francezë që nuk bënin pjesë në grupin e tyre, dhe që dyshohet se ishin nën ndikimin e alkoolit, nisën t’i provokonin. Në konflikt u përfshinë edhe dy burra 29-vjeçarë, të cilët u kërkuan palëve të heshtnin, duke përdorur edhe fyerje.
Mediat shqiptare japin versione të ndryshme për identitetin e tyre, duke i përshkruar herë si punonjës të klubit dhe herë si klientë.
Njëri e goditi me grusht, tjetri e qëlloi me thikë
Sipas hetimeve, konflikti degradoi në dhunë fizike kur një person i identifikuar si David H., i përshkruar në raportime si franko-shqiptar ose anglo-shqiptar, goditi Luisin në kokë. Më pas, një tjetër person, punonjësi Sokrat L., dyshohet se e qëlloi me thikë.
Trupi i 20-vjeçarit, i cili humbi jetën në vendngjarje, u gjet mbi një shezlong në plazhin e lokalit fqinj “Paradise”, ku dyshohet se ishte zhvendosur konflikti.
I dyshuari u kap i fshehur në bagazhin e një makine
Pak orë pas ngjarjes, Sokrat L. u arrestua në Levan, rreth 150 kilometra larg Ksamili, i fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një çift turistësh turq.
Gjatë marrjes në pyetje, ai deklaroi se thika i përkiste Luisit dhe se e kishte marrë për t’u mbrojtur para se ta përdorte kundër tij.
Në seancën gjyqësore në Gjykatën e Sarandës, ai pretendoi se ishte sulmuar nga grupi i të rinjve, se kishte marrë një goditje në nofull dhe se nuk e mbante mend saktësisht momentin e goditjes fatale për shkak të gjendjes së shokut. Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim”.
Në kërkim edhe pronari i klubit
Policia vijon kërkimet për David H., i njohur gjithashtu me emrin Danjel Gjana, si dhe për Bekim Bulicën, pronarin e klubit, i cili dyshohet se nuk ka njoftuar policinë pas ngjarjes.
Kontrolle janë kryer në disa hotele dhe zona të veriut të Shqipërisë, ndërsa hetuesit dyshojnë se të kërkuarit mund të jenë larguar drejt Kosovës.
Katër kamarierë janë marrë në pyetje nga hetuesit. Tre prej tyre, të dyshuar se kanë ushtruar dhunë gjatë konfliktit, janë vendosur në paraburgim. Ndërkohë, katër roje sigurie u arrestuan dhe u pezulluan nga detyra pasi nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe nuk njoftuan policinë. Dy prej tyre rezultojnë të jenë punonjës policie gjatë ditës, ndërsa një tjetër punonjës i sistemit penitenciar.
Një i ri i njohur për rolin e tij pajtues në komunitet
Sipas medias franceze Nice-Matin, Luis Miguel Varela Mendes kishte mbërritur në Nicë në moshën 11-vjeçare. Ai ishte i njohur në komunitetin ku jetonte dhe konsiderohej një person që ndihmonte në zgjidhjen e konflikteve mes të rinjve.
“Milton ishte shumë i vlerësuar në lagje. Ai gjithmonë përpiqej të qetësonte konfliktet”, ka deklaruar drejtuesi i qendrës sociale ku ai frekuentonte.
Pas vdekjes së tij, familjarët dhe miqtë kanë hapur një fond online për të mbledhur fonde për riatdhesimin e trupit nga Shqipëria drejt Portugalisë, si dhe për të mbuluar shpenzimet ligjore gjatë procesit gjyqësor në Shqipëri. Deri të shtunën ishin mbledhur më shumë se 8.200 euro nga mbi 300 kontribuues.
