Mëngjesin e kësaj të hëne, Shkodra u trondit nga një atentat mafioz i ndodhur brenda një lokali në qendër të qytetit.
Nga breshëria e plumbave humbën jetën Armando Pali, ish-këshilltar bashkiak, dhe Liridon Kraja, i cili shoqëronte shënjestrën e sulmit, Eugen Vason. Ky i fundit u plagos rëndë dhe ndodhet në spital, ndërsa mes të plagosurve është edhe kamerierja e lokalit, që u kap nga të shtënat.
Eugen Vaso është vëllai i Denis Brajoviç, i ekstraduar pak muaj më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Brajoviç akuzohet për vrasjen e Gjon Boriçit në gusht të vitit 2020. Ai është i njohur gjithashtu për lidhjet me grupet kriminale, pasi në përgjimet e operacionit “Metamorfoza” rezultoi se pas krimit komunikonte me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.