Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka zbardhur diskutimet e demokratëve, ku mësohet se ndër të tjera Berisha ka treguar se përse është shtyrë kaq gjatë mbledhja e Këshillit.
Sipas tij kjo është bërë për të faktuar “farsën”.
“Pritem raportin e OSBE/ OHDIR”, ka thënë Berisha.
Ndërkohë ai u ka kërkuar që sot të përqendrohen vetëm te tema e protestës, duke lënë mënjanë diskutim e për çështje të tjera, por kjo është kundërshtuar nga Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja, teksa ky i fundit ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për mënyrën sesi u mblodhën firmat për Endri Shabanin.
Pjesë nga diskutimet:
Sali Berisha: Ne do të përqendrojmë diskutimet vetëm tek kjo temë. Canetar është i ftuar të shprehë sugjerimet, mendimet, kritikat, duke mbetur parti e fjalës së lirë. Sot do të fokusohemi tek organizimi i protestës. Kjo protestë është vetëm fillimi.
Edi Paloka: Nisma nga 17 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Propozoj, meqë sot tema është protesta, të ngrihet një grup pune ndërkohë dhe ta diskutojmë në mbledhjen më të parë.
Lisander Hoxha: Ne besojmë që Soros është kancer për demokracinë; jo vetëm për Shqipërinë; USA etj. Në mesin tonë është e papranueshme të kemi njerëz të lidhur me këtë organizatë.
Aulon Kalaja: Jam dakord me Lisandrin. SOROS duhet të shpallet non grata nga qeveria e ardhshme. Mendoj se PD duhet të shkojë më djathtas, duhet të jemi konservator jo të themi që jemi parti e qendrës së djathtë. Është zgjedh Avokat i Popullit, një SOROR-sit me firmat e PD. Të ngrihet Komision Hetimor për mënyren sesi u morën firmat për Shabanin.
