Një 11-vjeçar është gjetur pasditen e sotme në Portin e Durrësit, vetëm një ditë pas raportimit të zhdukjes së tij nga nëna e tij në zonën e Freskut, në Tiranë.
Sipas informacionit të dhënë nga nëna e djalit, Dritan Dema, i mituri ishte parë për herë të fundit pranë shkollës “Androkli Kostallari” një ditë më parë, por nuk ishte paraqitur në orët e mësimit. Pas një debati me nënën, ai kishte shkuar në shkollë dhe më pas humbi çdo kontakt. Pas shqetësimit për mungesën e tij, nëna ka bërë denoncim në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë dhe ka dorëzuar foton e djalit për t’i ndihmuar autoritetet në gjetjen e tij.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit të autoriteteve, 11-vjeçari është lokalizuar dhe është kthyer pranë familjes së tij.
