Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri edhe një koment për protestën e qytetarëve të Vlorës para bashkisë kundër mungesës së ujit prej pesë ditësh. Berisha tha se i përshëndet përzemërsisht qytetarët, të cilët sipas tij, ua “zunë në fyt” galanë punonjësve të bashkisë.
“Dua të përshndes përzemërisht qyterarët e Vlorës për protestën e tyre dinjitoze, qytetare, fibrën e tytre qytetare që reaguan dhe ua zunë galanë në fyt, zyrtarëve makutë që kanë vjedh fondet e furnizimit të tyre me ujë. Ishin mbledhur të festonin me to. Ju përjetoni padrejtësitë më të mëdha.
Se rruga e vetme është protesta e qëndrueshme. Se është koha sot më shumë se kurrë të vendosim për të marrë përsipër misionin tonë të ri. Misionin e përmbysjes së regjimit të narkoshtetit, i cili përmbushet dhe do të përmbushet sapo mijëra shqiptarë të vendosin të dalin në shesh cdo ditë. Të protestojmë kundër regjimit, të ndahen nga lodhja e zhgënjimi që i ka pushtuar. Bulevardi është sheshi dhe rruga e fitores. Idealet nuk maten me numra por nga guximi”-, tha Berisha.




