Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Maqedonia e Veriut në kuadër të protestës për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Të rinjtë janë grumbulluar në Shkup, ku studentëve shqiptarë në RMV u janë bashkuar edhe pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova.

Në sheshin ku po zhvillohet protesta mbizotërojnë flamujt kuqezi, ndërsa turma ka brohoritur në kor thirrje patriotike.

Tubimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se protesta synon mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe respektimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e vendit.