Presidenti rus Vladimir Putin pritet të udhëtojë drejt Budapestit, ku do të zhvillojë një takim me homologun e tij amerikan Donald Trump.

Një udhëtim që më parë do të zgjaste vetëm 3 orë, tashmë do duhet të ndryshojë itinerar e gjithashtu, do të jetë tepër sfidues për liderin e Kremlinit. Kjo për shkak të urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Hagës.

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë kërkon arrestimi ne Putin, pasi e akuzon për kryerjen e krimeve të luftës dhe për zhvendosjen me forcë të fëmijëve ukrainas drejt Rusisë. Ky urdhër, detyron çdo vend që bën pjesë në këtë gjykatë që ta arrestojë presidentin rus.

Teksa në Hungari Putin është i sigurt sepse ky vend nuk bën pjesë në Gjykatën e Hagës, në vendet e tjera nga do duhet të kalojë avioni, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Nga ana tjetër, fluturimi komplikohet edhe më tej.

Para luftës, fluturimet direkte nga Moska në Budapest zgjatnin rreth tre orë dhe kalonin mbi Bjellorusi dhe Ukrainën Perëndimore. Sot, fluturimi mbi Ukrainë është praktikisht i pamundur për shkak të luftës aktive në ajër. Edhe nëse nuk do të kishte një urdhër zyrtar për të qëlluar avionin e Putinit, trupat e shpërndara me armë të rënda mund të tentonin një sulm.

Një rrugë tjetër e mundshme për Putinin do të ishte një itinerar pesë-orësh përmes Bjellorusisë dhe Polonisë, pastaj duke kaluar Sllovakinë drejt Hungarisë. Ndërsa Sllovakia, si Hungaria, është relativisht simpatike ndaj Moskës, Polonia, një aleate e fortë e Ukrainës dhe anëtare e NATO-s, nuk do ta lejonte një fluturim të tillë.

Rruga më e mundshme për Putinin duket të jetë një itinerar tetë-orësh përmes Turqisë, një vend anëtar i NATO-s që nuk ka prishur marrëdhëniet me Moskën. Më pas avioni mund të kalojë mbi Greqi, Mesdhe dhe Adriatik për të hyrë në Serbi, një nga pak aleatët e Rusisë në Evropë, dhe më pas drejt Hungarisë. Avioni i Putin, nëpërmjet këtij skenari do te kalonte shumë pranë Shqipërisë.