Tensionet janë përshkallëzuar para godinës së Kryeministrisë, ku policia ka përdorur autobotët me ujë për të shpërndarë protestuesit.
Pavarësisht thirrjeve të efektivëve për t’u larguar nga zona, qytetarët kanë qëndruar përballë forcave të rendit, duke ngritur duart lart në shenjë reagimi.
Ndërkohë, autobotët kanë vijuar të hedhin ujë në drejtim të turmës, në përpjekje për të larguar protestuesit nga godina e Kryeministrisë.
