Jordan Belfort, personazhi real nga i cili është krijuar skenari i filmit ikonë me protagonist yllin e Hollyëood-it, Leonardo DiCaprio, “Wolf of Wall Street”, ka rrëfyer në “Top Story”, momente kur filmi ka kapërcyer ngjarjet reale. Belfort,një ish-tregtar i Wall Street, i shpallur fajtor për manipulime në tregun e aksioneve u kthye në një personazh publik “famëkeq”, pasi historinë e tij e ktheu në kujtime. 

“Ka disa gjëra në film që nuk janë të vërteta, shumica për ta zhvilluar ngjarjen më shpejt. E para nuk jam takuar kurrë me një agjent të FBI në atë varkë. Unë dhe DiCaprio e shpikëm atë skenë, e bëmë qëllimisht që të jetë filmi më i bukur. Pjesa tjetër është fjalimi që unë them do iki dhe më pas do të rri”,-tha ai.

Duma: Pra çdo gjë tjetër në lidhje me stilin e jetës në këtë film është ashtu? 

Belfort: Ju nuk do ta besoni por është më shumë se kaq. 

Belfort drejton një biznes të të folurit motivues dhe vazhdon të përfitojë nga përvojat e tij të jetës.