Dëbora e pranverës dhuroi edhe një herë pamjen e mrekullueshme të bardhësisë teksa pushtoi zonat malore, por për fermerët bardhësia e pasuar nga ngricat solli dëme të mëdha.
Pemët frutore të sapoçelura u dëmtuan në mënyrë të parikthyeshme. Por jo vetëm ngricat, pesha e dëborën arriti të thyejë pemët.
Në fshatrat Pashtresh, Gjinar e Zavalinë të Elbasanit dëmet janë të konsiderueshme sidomos për sa i përket kumbullës, qershisë, thana e dardha.
Të gjitha këto pemë frutore të cilat lulëzojnë të parat do të jenë pa prodhim këtë vit.
Top Channel
