Vijojnë orët e para të ditës ti kenë më të dukshme kthjellimet në një pjesë të mirë të vendit, por hera herës do të ketë dhe kalime të pakta vranësirash në territor.

Sipas MeteoAlb, pritet që sërish mesdita dhe pasditja ti theksojnë vranësirat duke sjell reshje shiu në shtrirjen lindore dhe shumë mv pak do të jenë në pjesën tjetër të vendit, ku në zona të izoluara priten dhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12 gradë Celsius deri në 35 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë.