Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me tone tepër të ashpra deputetëve të tij, në lidhje me nepotizmin.
Rama tha se familjarë të deputetëve apo zyrtarëve të PS, nuk duhet të përfitojnë avantazhe nga pushteti. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama dha një ultimatum se nëse një prej deputetëve do të punësojë familjarë në administratë, do duhet të heqë dorë nga mandati. mandatin.
“Ka ardhur koha të ngremë komision etike në çdo bashki, që duhet të trajtojë fenomen gërryes, poshtërues për njerëzit, duke filluar nga qendra, nga qeveria dhe grupi parlamentar, bashki, nepotizimi, lidhjet e gjakut në pozicionet drejtuese. Familjarët e një pjese këtu kanë meritë që na mbështesin. Personalisht nga vetja, ata i bëjnë heronj që më kanë mua në shtëpi. Përballojnë shumë më tepër, më shumë se sa përballoj unë me ta. Familjarët nuk mund të kërkojnë avantazhe nga pushteti ynë.
Njeriu duhet të vlerësohet sipas meritës. Deputetë që bëjnë qoka për të sistemuar njëri apo tjetrin. Nuk duan t’ia dijnë që ato qoka janë thika pas shpine të prindërve, apo gjyshërve që zgjedhin të votojnë PS. Të përpiqesh të zbutësh efektet e nepotizmit, është si t’i hysh një rrjete më të shpifur se ajo e merimangës. Komisioni i etikës do bëjë këtë, do caktojë kornizën dhe kufijtë. Kjo punë është sakrificë, nuk është privilegj.”, theksoi ai.