Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë fotot e publikuara në media, ku ai shfaqet me kapuç dhe akuzohet se ka takuar një person me precedentë penalë.

“Unë e përdor kapuçin, sepse unë bëj edhe çik sauna pasi bëj sport. Në Gjirin e Lalzit fryn erë dhe kur dal e përdor kapuçin.

Të vijë kryeministri këtu të ma tregojë personin. Unë takohem me gjithë Shqipërinë, por jo me njerëz në kërkim që janë me 2-3 emra që ai i bëri kryebashkiakë në Kavajë”, deklaroi Meta.

I pyetur nëse ata që u takua janë subjekte të OFL, Presidenti u përgjigj: Zero!