Kryeministri Edi Rama mori pjesë në organizimin e 35-vjetorit të PS-së në Elbasan.

Ai u ndal te protestat që po mbahen në Tiranë kundër projektit në Zvërnec, duke u ndalur dhe tek blogerët.

“Ne nuk jemi tradhtarë, na tregojnë këta korrupsionin, blogerët që nuk lënë para pa mbledhur duke nxjerrë çdo pjesë të trupit, që unë e kam nxjerrë para këtyre falas, e nu ki paguajnë as një euro shtetit dhe popullit shqiptar. Nuk paguani asgjë, blogera, influencëra, na tregojnë ne tradhtarët disa analistë që paguhen me lekë nën dorë, shkojnë bëjnë pushime atje në jug dhe i qajnë hallin flamengove,” u shpreh Rama.