Erion Braçe: Ne të dy nuk kemi folur përpara kësaj.

Grida Duma: Që nga koha e Parlamentit

Erion Braçe: Nuk kemi folur.

Grida Duma: Kam pasur me ty një kërshëri timen, të një fenomeni që përfaqëson. Si ke mbijetuar ti në këtë parti që disiplinën e ka shumë të lartë?

Erion Braçe: S’ma ka bërë kush këtë pyetjen, se duket sikur jam në kushte mbijetese kështu. E para nuk e kam qëllim, se kam pasur një debat, nuk është qëllimi që të dal atje të sfidoj. Unë them atë që mendoj dhe përcjell atë që mendoj. Po na shajnë të dyve, po ç’rëndësi ka.

Dy gjëra, sensi i realizmit të qenurit me këmbë në tokë. E dyta të përballem nesër me njerëz që vuajnë atë që unë e votoj. E kam shumë kollaj ta miratoj dhe të shkoj të bëj propagandë, por mund ta bëj edhe këtë, por kur të shkoj atje mund të ha në fytyrë domaten, kastravecin, specin.

Unë marr atë shpullën e mamasë sime, që thotë ka 12 vite dhe thotë kaq ma rrite pensionin, më bën mua përgjegjës. Kam pasur liri, i dedikohet një burri që nuk është më i dedikohet Fatos Nanos dhe kryetarit të partisë që ka respektuar lirinë time.