Që prej nisjes së fushatës, Lulzim Basha ka marrë personalisht meritat për liberalizimin e vizave dhe futjen e Shqipërisë në NATO. Në media dhe rrjetet sociale janë publikuar disa spote, ku flitet për arritjet e Bashës, dhe premtimet e tij për integrimin në BE.

Por i pyetur në emisionin OPINION, se edhe Berisha i quan si arritje të tij futjen e Shqipërisë në NATO dhe liberalizimin e vizave, Basha tha se ka patur në këtë proces.

Pyetje: Nuk ju duket e tepruar që thoni se keni futur Shqipërinë në Nato dhe që keni liberalizuar vizat. Të njëjtën gjë ka thënë edhe Berisha

Basha: Ky spot nuk është për ty

Pyetje: Është për ata që do ta hanë?

Basha: Një nga gjërat më të rënda që ka pllakosur vendin këto 8 vjet është humbja e besimit. Një nga qëllimet kryesore të këtyre spoteve është për t’iu kujtuar shqiptarëve se ne jemi ndryshimi. Padyshim ju e dini mirë rolin tim. Nuk ka rëndësi e bëri Lulzim Basha, jo nuk e bëri. Mesazhi kryesor i këtij spoti është se do të arrijmë gjëra që duken të pamundura.

Basha tha se stacioni përfundimtar është futja e Shqipërisë në BE dhe ky është edhe misioni i tij./Gazeta SHQIP